Connect with us

Kosovë

Sveçla: Thaçi, LDK’ja, Grenelli dhe Serbia ishin faktorë të rrëzimit të Qeverisë Kurti

Publikuar

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti erdhi nga disa faktorë.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti u rrëzua nga presidentit i vendit, Hashim Thaçi nga LDK’ja, nga i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe Serbia

“Rrëzimi i qeverisë ishte përzirje e shumë kushtetve dhe aspiratave. Zoti Thaci, Mustafa, zoti Grenell, Lista Serbe, pavarësisht gjith këta 4 që i përmenda dhe të tjerë, këta e ndoshat edhe dikush tjetër kanë kontribuar që Qeveria Kurti të bie”, ka thënë ai në Rubikon, transmeton Periskopi.