Connect with us

Kosovë

Sveçla: Rasti i Astrit Deharit nuk krahasohet me atë të Agon Musliut

Publikuar

më

Xhelal Svecla, ministër në detyrë i Punevë te brendshme, thotë se nuk krahasohen rastet e Astrit Deharit dhe Agon Musliut nga Gjilani.

“Nuk është as e drejtë as korrekte këto dy raste me u krahasu.  Jam në pozitën që jam dhe kam informata që posedoj por dua të rezervohem, unë po them se ka fajtorë, nuk ka dyshime për se i ndjeri a ka bërë vetëvrasje a jo, por pse ka ardhur deri kjo, ka fajtorë”, ka thënë ai në Rubikon, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, ministria në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se ka përgjegjës pwr rastin e Agon Musliut.

“padyshim që ka përgjegjës dhe do të dalin para drejtësisë, sa i përket rastit Dehari kam pasur takim me kryeprokurorin Lumezi dhe kam shprehur interesin e Qeverisë Kurti që të zbardhen rrethanat për rastin më të dhimshëm që i ka ndodhur Kosovës, sepse një activist politik humbi jetën”, tha ajo./PERISKOPI/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK