Kosovë
Sveçla demanton Rashit Qalajn: Policia ka kontrolluar letërnjoftimet e qytetarëve në test protest

Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Drejtësisë, ka thënë se për test protestën ka verifikuar letërnjofimet e protestuesve.
“Unë mund të them se ka pasë edhe skena në television, policia duke verifikuar numrin e parafundit. Policia ka verifikuar letërnjoftimet e qytetarëve në test protestë. Nuk ka qenë organizim i Lëvizjes Vetëvendosjes”, ka thënë Svecla.
Ndërkohë Policia e Kosovës, përkatësisht drejtori i saj, Rashit Qalaj, ditë më parë i ka thënë medias kosovare se ‘protesta nuk ka qenë e lajmëruar në Polici’.





















