Sport
Suzuki këshillon Ducati: Mos e largoni Dovizioso

Dovizioso ka pasur sezone mjaft të mira viteve të fundit, duke qëndruar gjithmonë prapa kampionit të padiskutueshëm, Marc Marquez.
Pasur parasysh këto paraqitje të 34 vjeçarit, shefi i Suzuki, Davide Brivio beson se Ducati nuk duhet të heq dorë nga piloti italian, përkundër zërave se ai kërkon ndryshimin në vitin 2021.
“Mendoj se Dovizioso ka dëshmuar se është një pilot që mund të fitojë gara, dhe për disa vite ai ka qenë piloti që ka qenë më afër Marquez, kështu që do ta mbaja atë”, ka thënë Brivio, transmeton lajmi.net.
“Ndoshta do të vendosja kush mund të jetë zëvendësuesi i tij ose piloti i ngjashëm me të, dhe t’i bashkoja të dy, që ai të zhvillohej krah Dovizioso”, ka shtuar bosi i Suzuki.
Veterani italian është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm te KTM, në sezonin 2021. Nuk ka asgjë konkrete sa i përket kësaj lëvizje. /Lajmi.net/






















