Connect with us

Sport

Superliga e Kosovës pranohet në lojën e njohur virtuale ‘OSM’

Publikuar

më

“OSM” është një lojë virtuale e cila ka të bëjë me menaxhimin e skuadrave të futbollit nga ligat anë e mbanë botës, derisa ka miliona përdorues.

Kosova si vend zë pozitën e 29-të në botë në “OSM”, derisa menaxherët kosovarë në këtë lojë kanë mbi 53,000 pikë të grumbulluara.

Nga 20 maji i këtij viti, të gjithë lojtarët e kësaj loje mund të hyjnë dhe të marrin menaxhimin ekipeve të Superligës së Kosovës.

Kjo u arrit falë një peticioni të nënshkruar nga 283 lojtarë nga Kosova.

Përveç formës individuale të lojës, në “OSM” mund të luhet edhe me skuadra, përmes formatit “Crew World”, ku pesë menaxherë përballen ndaj pesë të tjerëve.

Kosova së fundmi ka arritur disa suksese në këtë lojë, derisa katër skuadra kosovare kanë hyrë në mesin e 100 më të mirave në “Crew World”.

Albion Rrustemi, përfaqësues nga grupi “Maraklit e OSM” në rrjetin social “Facebook” dhe njëherësh pjesëtar i ekipit “AOK” në “Crew World”, thotë se kosovarët kanë një bashkëpunim të mirë në këtë lojë.

“Ne momentalisht i kemi katër skuadra në mesin e 100 më të mirave në ‘Crew World’. EOK është në vendin e dytë, WOK në pozitën e 20-të, AOK në vendin e 61-të dhe RAB në vendin e 95-të. Këtë lojë e luajmë prej më shumë se dhjetë vitesh dhe kemi bashkëpunim të mirë mes vete. Për shkak të bashkëpunimit të mirë kemi arritur të kemi këtë renditje në këtë lojë”, shprehet Rrustemi.

Lajme28 minutes ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni1 hour ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme3 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni4 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri4 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme5 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme5 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme6 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme6 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme6 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni6 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

NA NDIQ NË FACEBOOK