Connect with us

Sport

Super sulmuesi i Atalantës përforcon Atleticon e Simeones

Publikuar

Kështu sipas mediave spanjolle, trajneri Diego Pablo Simeone ka dhënë miratimin që drejtuesit e “Los Colchoneros” të nisin negociatat me Atalantën, për afrimin e sulmuesit kolumbian Duvan Zapata.

Verën e kaluar presidenti Percassi e pati bërë të qartë që nuk do të pranonte të hiqte dorë nga sulmuesi pa një shifër prej të paktën 60 milionë eurosh në këmbim të tij, por kriza e shkaktuar nga pandemia mund të ulë ndjeshëm edhe pretendimet e zikaltërve.

Me një forcë fizike për t’u admiruar, sens pozicionimi dhe nuhatej për të shënuar gola nga pozicione të ndryshme, Zapata ka qenë një nga udhëheqësit e Atalantës drejt suksesit, ndërsa tani Simeone dëshiron t’i besojë të njëjtin rol edhe te Atletico Madrid.

Vetë kolumbiani do të mirëpriste një transferim në kampionatin spanjoll, pasi te Atletico do të mund të përfitonte një pagë të majme prej 5 milionë eurosh në sezon dhe do të mund të luante, për objektiva madhorë.

NA NDIQ NË FACEBOOK