Lajme
Sulejman Rexhepi e shpall të vdekur koronavirusin

Ndryshe nga vitet e kaluara, ky Bajram festohet në kohë të pandemisë dhe ndalesës për lëvizjen e lirë.
Kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi nga xhamia e Mustafa Pashës ku krye falja qendrore e Fitër Bajramit, theksoi se koronavirusi tashmë është i vdekur.
“Dhashtë Zoti që në kushte edhe më të mira më të volitshme dhe me fitoren tonë mbi të keqen. E keqja ndërkombëtare që tronditi tërë globin, mbarë njerëzinë në botë ishte Koronavirusi, pandemia COVID 19 të cilën unë besoj se e kemi mundur. Unë kam bindje se e kemi fituar dhe prej këtij momenti mund ta shpalli të vdekur një herë e përgjithmonë”, ka thënë Rexhepi.
















