Ndryshe
Studimi: 1 miliard njerëz do të jetojnë në nxehtësi të padurueshme brenda 50 vitesh

Kostoja njerëzore e krizës klimatike do të godas më fort, më gjerësisht dhe më shpejt se sa që ishte menduar më herët, sipas një studimi që tregon se një miliard njerëz ose do të detyrohen të zhvendosen ose do t’iu duhet të vuajnë nxehtësinë e padurueshme për çdo rritje globale temperaturash.
Në skenarin më të keq të mundshëm, zonat ku jeton një e treta e popullësisë botërore do të bëhet aq e nxehtë sa pjesët më të nxehta të shkretëtirës së Saharasë brenda 50 vitesh, thuhet në hulumtim, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Madje, edhe në skenarin më optimist, 1,2 miliardë njerëz nuk do jetojnë rehatshëm në ato zona ku njerëzit kishin lulëzuar për të paktën 6 mijë vitet e kaluara.
Autorët e studimit thanë se ishin tronditur nga këto gjetje sepse nuk kishin pritur që speciet tona të ishin kaq të lëndueshme.
“Numrat të lënë pa gojë. Unë bukfalisht nisa t’i kontrolloja nga dy herë kur i pashë,” tha Tim Lenton nga Universiteti i Exeterit.
Artikulli nuk shikon problemin e ndryshimeve klimatike si problem të fizikës dhe ekonomisë por ekzaminon mënyrën se si e afekton e habitatit njerëzor.
Shumica e njeërzimit ka jetuar gjithnjë në rajonet ku temperaturat mesatare vjetore janë prej 11 gradë celsius e deri në 25. Por, kjo nuk do të jetë e mundur më./Periskopi






















