Sport
Spadafora jep detajet e reja për rifillimin e Serie A

Për “Rai RG3”, zyrtari i lartë i qeverisë italiane u shpreh se do të vendoset ditën e enjte nëse kampionati italian do të vazhdojë dhe datën në rast se Seria A do të rinisë.
“Po punojmë për dy data të mundshme që të rinisë kampionati italian. Po shqyrtojmë datat 13 dhe 20 qershor. Protokolli shëndetësor ka mbërritur te ne dhe është i ngjashëm me protokollin gjatë stërvitjes. Të enjten do të vendosim nëse do të rifillojmë dhe datën për të vazhduar kampionatin”, bëri të qartë Spadafora. /Lajmi.net/






















