Connect with us

Sport

Sot zbulohet plani për vazhdimin e Premierligës

Publikuar

Kanë kaluar gati dy muaj nga ndeshja e fundit e Premierligës, kur Liverprool më 9 mars mposhte 4:0 Aston Villan.

Drejtuesit e futbollit janë të prirë se ky sezon duhet të përfundojë në fushë, për të zvogëluar krizën financiare që ka prekur futbollin.

Qeveria e Britanisë gjithashtu mbështet idenë për rifillimin e futbollit për të rritur moralin kombëtar, pavarësisht njoftimit për vazhdimin e masave të bllokimit në luftën kundër COVID-19.

Plani i Premierligës për rinisjen e sezonit, duhet të marrë edhe miratimin e qeverisë, raportojnë mediet në Angli.

Nëse ky plan merr miratimin e qeverisë, klubet në stërvitje do të rikthehen më 18 maj, ndërsa rifillimi i sezonit do të ndodh më 8 qershor./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK