Connect with us

Kosovë

‘Sot na u ka dashtë me zbritë në katin e pestë’ – Bislimi rrëfen dinamikën e punës gjatë këtyre ditëve 

Publikuar

Duke përshkruar dinamikën e madhe të punës në këtë kohë pandemie, ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë se po përballen me kërkesa të mëdha nga qytetarët.

Ai ka rrëfyer një moment goxha interesant që i ka ndodhur sot:

“Sot na u ka dashtë me zbritë në katin e pesë për shkak se na ka ardhë dikush që ka thënë se ka fobi nga lartësia. Pra jemi duke u përballur me lloj lloj situatash por është shpresë se qytetarët e dinë që ankesat e tyre do të trajtohen”, ka thënë Bislimi në Interaktiv./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK