Connect with us

Kulturë

Sos dhe Maks Velo: Obsesionet ndaj Islamit dhe Perandorisë Osmane, vuajtjet e tij!

Published

on

Eshtë shuar dhe Maks Velo, piktor e arkitekt, jo pak kontraves në sjelljen publike, njeri që provoi burgun politik, e që akuzonte parreshtur ish-kolegë, emra të njohur të artit figurativ, si njerëz që e kishin denoncuar te regjimi. Filo francez në formim kulturor, edhe nga fakti se kish lindur në Paris, ai vuante nga obsesioni se fajin për mbrapshtitë e qënies shqiptare i kishte Perandoria Osmane. Krahas kësaj, kishte obsesion dhe Islamin si besim.

Nga ana tjetër, ka qenë një ndër më të zëshmit në mbrojtje të trashëgimisë arkitektonike, duke qenë një gërrnjar ndaj së resë në ndërtime, në kontekst të masakrës urbanistike dhe ndërtimeve sipas tij jo-estetike. Ka denoncuar rregullisht vrullin e ndërtimeve në Tiranë, e po ashtu dhe në Sarandë, duke i konsideruar si një shëmti.

Së fundi ishte mbrojtës i godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, duke qenë kundër Ramës, mik i hershëm e i tij. Ky i fundit e quajti të trishtueshme ikjen e Velos, duke shkruar shkurt:”Çfarë trishtimi! Lamtumirë Maks”. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK