Connect with us

Sport

Skuadra gjermane ‘mposht’ koronavirusin, gjithçka gati për rikthim

Publikuar

Skuadra e Bundesligës njoftoi në fillim të këtij muaji se tre anëtarë të stafit të paidentifikuar kishin marrë Covid-19 dhe ishin futur në një karantinë 14-ditore.

Pas një periudhe izolimi, treshja janë testuar përsëri dhe janë shëruar nga virusi, sipas botimit gjerman Kicker, përcjell lajmi.net.

Raportet sugjerojnë që dy lojtarë dhe një fizioterapist morën virusin vdekjeprurës përpara se të testoheshin kur të ktheheshin në stërvitje.

Karantina e treshes përfundoi të enjten, duke i lejuar ata të bëjnë një rikuperim të plotë dhe të rikthehen në ekip përpara rikthimit të propozuar të Bundesligës këtë fundjavë.

Bundesliga do të bëhet liga e parë e madhe në Evropë që do të rifillojë aksionet me ndeshjet që do të zhvillohen pa spektatorë dhe me kufizime të rrepta në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK