Sport
Skuadra e Dritës sot testohet për COVID-19

Federatës së Futbollit të Kosovës i është dhënë leja për rifillimin e stërvitjeve, teksa të gjitha klubet do të testohen për koronavirus.
Një ditë më parë janë testuar futbollistët e Gjilanit, të cilët kanë dalë të gjithë negativ.
Sot, janë duke u testuar ata të Dritës, me Liridon Lecin që ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale.
“Gjithmonë pozitiv, në pritje të testit negativ! #covid-19”, ka shkruar Leci./Lajmi.net/























