Lajme
SKANDALI NË STRUGË/ Ky është turp i përsëritur!

KOMENT/ Fotografitë e publikuara pasditën e sotme në Strugë janë shokuese në këtë periudhë të krizës shëndetësore por edhe njëherë dëshmojnë aktin e turpshëm e edhe njëkohësisht papërgjegjëshmërinë kulmore të një komuniteti fetar.
Nuk është hera e parë që institucionet po qëndrojnë të heshtura përballë një rreziku shumë të madhë që sjellin tubimet masive të komunitetit ortodoks që i organizon kisha.
Kur jemi në prag të fitores së pandemisë dhe lehtësimit të masave, fotografitë flasin për një Vuhan të dytë që i kanoset Maqedonisë së Veriut, e gjithë kjo për shkak të tekave të një komuniteti që nuk rrespketon fare vendimet e Qeverisë.
Padyshim këto skandale dhe pa përgjegjshmëri kanë revoltuar edhe komunitetin e besimit islam në Maqedoni që deri sot kanë treguar një përgjegjëshmëri mjaft të lartë duke rrespektuar në maksimum rekomandimet. Madje me vullnet të mirë dhe duke mos rrezikuar shoqërinë u pajtuan me mbylljen e xhamive. E këta të fundit kanë vërshuar rrjetet sociale që e cilësojnë standard të dyfisht këtë mos reagim të shtetit./Zyrtare.net/

















