Sport
S’ka frikë për virusin, në këtë vend festohet kampionati me përqafime

Një goditje e lirë e drejtpërdrejtë e ekzekutuar saktë nga veterani Manuel Rosas (37 vjeç) hapi serinë e golave për miqtë.
Më pas shënuan edhe Brandon Ayerdis dhe Marlon Lopez, që bënë që të shpërthente festa.
Titulli i fituar në një fushë rivale dhe pa praninë e tifozëve nuk i ndali lojtarët e Real Esteli që të përqafoheshin me njëri-tjetrin, edhe pse duhej që në një situatë pandemie të bëhej më shumë kujdes.
Imazhet, natyrisht, tërheqin shumë vëmendje në këtë kohë të distancës sociale.






















