Kosovë
Situata me COVID 19 në Kosovë: Sot mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Lidhur me situatën e pandemisë në Kosovë, për sot, më 12 maj, janë paralajmëruar dy ngjarje, e para në orën 13 ku Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton situatën në vend si dhe e dyta, në orën 13, ku Komisioni për Shëndetësi mbledh udhëheqësit e institucioneve shëndetësore në vend, përfshirë atë të SHSKUK-së, z. Basri Sejdiu, drejtorin e IKSHP-së, Naser Ramadani etj.
Ja njoftimi në vazhdim, përcjell Periskopi:
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 11:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, drejtorin e IKSHP-së Naser Ramadani, menaxherin e Qendrës së Karantinës Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendrës Operative Pashk Buzhala. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 13:00)




















