Kosovë
Si përgjigjet Vjosa Osmani në pyetjen: A do ta braktisësh LDK-në, a do të shkosh në Vetëvendosje?

E pyetur se a do të shkojë Vjosa Osmani në Vetëvendosje, ajo është përgjigjur:
“Nuk është cështje që e kam menduar sepse synimi im apo karriera politike ndërlidhet me qytetarët. Është shumë me rëndësi që në politikë të ndërtohet modeli i mbajtjes së fjales, e jo vetëm të gjuash fjalë e të mos i mbash ato, e shoh bashkëpunimin me VV-në si pjesë të ckapjes së shtetit”, ka thënë ajo.
Osmani i është kundërpërgjigjur Haki Rugovës dhe figurave të tjera të LDK-së lidhur me ‘derën që ia kanë treguar’.
“Derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës, janë ata që më kanë sjellur deri këtu, për mua është e qartë, që janë elektorati, janë votuesi. Nuk është asgjë e re, njerëzit e njëjtë thonin para shumë vitesh që Vjosa Osmani nuk është pjesë e LDK-së, e tëra që ajo po bëj është mbrojtja e fjalës së dhënë. Nuk është se po bëj dicka që ata nuk e kanë ditur që do ta bëj nëse shkojnë me partitë tjera”, ka thënë ajo, përcjell Periskopi.
Lexo edhe: Osmani akuzon LDK-në se i ngulën ‘thika pas shpine’: U ankuan për mua në Administratën amerikane



















