Connect with us

Sport

Si asnjëherë më parë: 110 ndeshje do të luhen në La Liga në 39 ditë

Publikuar

Nga 11 qershori deri më 19 korrik, do të ketë ndeshje çdo ditë në kampionatin spanjoll, që i bije që 110 ndeshje të luhen në një periudhë prej 39 ditëve.

Kalendari i La Ligas nuk është shpallur ende zyrtarisht, por nuk ka shumë hapësirë, kështu që pak a shumë dihet se si do të luhet.

Shkaku i temperaturave të larta, do të ketë ndryshime në oraret e ndeshjeve, ku shumica e tyre do të luhen natën, me përjashtim të klubeve që janë në pjesën më veriore të Spanjës.

Shumë shpesh klubet do të luajnë dy herë në javë dhe është e sigurt që shumë nga skuadrat, veçanërisht ato më të voglat, nuk janë mësuar me këtë ritëm, kështu që mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e tyre.

Deri në fund të sezonit në La Liga kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u luajtur, dhe një luftë e madhe për titull do të bëhet mes Barcelonës dhe Real Madrid./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK