Kosovë
Shoqërohet në polici shoferi i maunës me fotografinë e Vladimir Putinit që lëvizte në rrugët e Pejës

Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është parë sot në Pejë.
Lajmi.net ka kontaktuar policinë e Kosovës lidhur më këtë rast.
Fadil Gashi, nga zyra për informim e policisë Rajonale të Pejës ka thënë se policia është duke u marrë me këtë rast.
“Personin qe po e ngiste automjetin e ka ndaluar policia dhe po e trajton rastin”, tha shkurt për lajmi.net Gashi.
Ndryshe, lajmi.net ka raportuar se kjo maune që shihej duke lëvizur nëpër rrugët e Pejës me fotografinë e presidentit rus, pas disa orësh e kishte shqyer një pjesë të fotografisë.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse maunja me derivate të naftës ka hyrë në pikën kufitare me fotografi të presidentit rus, apo është vendosur më pas, apo i cilit nacionalitetit ka qenë shoferi. Të gjitha këto pikëpyetje pritet që t’i zgjidh sot policia e Kosovës.





















