Lajme
Shkoi të merrte rrogën dhe u zhduk pa gjurmë, mister fati i të riut vlonjat

Një djalë i ri nga Vlora rezulton i zhdukur qysh prej ditës së hënë, 4 prill.
Mësohet se i riu Martin Seleni, kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e së hënës për të marrë rrogën në fasonerinë ku punonte, por që nga ai moment nuk është parë më.
Policia tha zyrtarisht se më datë 5 maj, ka bërë kallëzim babai i të riut V. Seleni se i është larguar nga banesa djali i tij 34-vjeçar Martin Seleni.
Prindërit kanë thënë se nuk kanë dijeni për ndonjë problem apo konflikt të Martinit, duke u shprehur të shqetësuar për atë që mund të ketë ndodhur.
Aktualisht po punohet për gjetjen e të riut, ndërkohë që fati i të riut mbetet mister. /a.y/noa.al

















