Connect with us

Ndryshe

Shkencëtarët nuk humbin kohë, shpikin maskën që hapet kur hamë ushqim

Publikuar

Ekspertët izraelitë kanë krijuar një maskë për mbrojtje kundër koronavirusit me telekomandë të hapjes, e cila mundëson marrjen e ushqimit pa hequr maskën nga goja, transmeton Reporteri.

Kjo shpikje mund të bëjë që vizitat në restorante të bëhen më pak të rrezikshme.

Duke shtypur levën në pjesën e përparme të maskës, e cila është e ngjashme me frenat e një biçiklete, bëhet  hapja për kalimin e ushqimit.

“Maska do të hapet mekanikisht me dorë ose automatikisht kur ta afrojmë pirunin pranë saj”, thotë Asaf Gitelis, nënkryetar  i kompanisë “Avtipus”.

Kur hiqni pirunin ose lugën nga goja, maskë do të mbyllet përsëri dhe kështu do të vazhdojë të mbrojë përdoruesin nga infeksioni i mundshëm. Kompania planifikon të fillojë prodhimin në disa muaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK