Sport
Shefi ekzekutiv i Premierligës: Skuadrat të bashkuara për vazhdimin e sezonit, shëndeti në rend të parë

Masters ka thënë se 20 skuadrat janë të bashkuara në dshirën për të vazhduar sezonin 2019/20.
Ai ka thënë se lojtarët dhe trajnerët do të kenë rol të rëndësishëm në vendim për fatin e sezonit.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa prej fjalëve të Masters, pas mbledhjes së 20 klubeve.
“Në takimin e sotëm, u riktheksua se Premierliga dhe klubet e dinë se pandemia vendos futbollin në këtë kontekst. Kështu, shumë jetë janë humbur dhe shumë të tjera janë afektuar thellësisht. Ne jemi krenarë për përgjigjen ndaj pandemisë që Premierliga, klubet tona dhe lojtarët tanë kanë ofruar, për të ndihmuar komuntetin dhe NHS, dhe shpresojmë se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe pas rifillimit të ndeshjeve”, ka thënë Masters, transmeton lajmi.net.
Shëndeti vjen së pari
“Ne i mirëpresim këto hapa të parë dhe jemi gati të bëjmë pjesën tonë. Ne jemi duke punuar me klubet, palët e interesuara, qeverinë, partnerët tanë të transmetimit, FA, EFL, PFA dhe LKMA, për të krijuar një model të përgjegjshëm, të sigurt, për të kompletuar sezonin. Sigurisht, siguria vjen së pari. Ne duhet të dëgjomë qeverinë, autoritetet dhe eksperëtët mjekësorë dhe të vazhdojmë të ndjekim këshillat e tyre. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Ne jemi duke e marrë veten në pozitën më të mirë për të rifilluar sezonin, por vetëm kur kushtet të jenë të duhurat”, ka thënë tutje CEO i Premierligës.
Përpara në mënyrë kolektive
“Kishte një dëshirë të fortë për të diskutuar gjithçka rreth e rrotull dhe për të rënë dakord për një rrugë kolektive përpara. Një vullnet vërtetë i fortë kolektiv për të përfunduar sezonin. Prioriteti ynë gjithmonë do të jetë siguria e lojtarëve, trajnerëve dhe menaxherëve, stafit, mbështetësve dhe komunitetit më të gjerë. Asgjë nuk do të dakordohet derisa të kemi biseduar me menaxherët dhe lojtarët”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.
“Natyrish është preferenca e të gjitha klubeve tona që të luajnë në shtëpi nëse është e mundur. Ishte një dialog i vazhdueshëm dhe ne kemi biseduar me autoritetet në lidhje me kushtet në të cilat mund të rikthejmë Premierligën dhe po marrim këshillat”.
Në mediet britanike raportohej se disa skuadra janë kundër lojërave në terrene neutrale. Gjithashtu është vendosur edhe për fatin e lojtarëve që kontrata u skadon në fund të qershorit. /Lajmi.net/






















