Connect with us

Sport

Sevilla e vendosur, dëshiron transferimin e Rakitic

Publikuar

Raportimet nga mediet spanjolle bëjnë të ditur se te skuadra e Sevilla tashmë ka një vendim sa i përket yllit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

‘Marca’ bën të ditur se skuadra nga Andaluzia ka vendosur që të nënshkruajë me Rakitic gjatë kësaj vere, transmeton  lajmi.net.

Ylli kroat është i vendosur që të largohet tashmë, kurse kartoni i tij mund t’i kushtojë Sevilla rreth 20 milionë.

Rakitic ka humbur pozitën e tij në planet e para të Quique Setien dhe mosha e tij e shtyrë mund të bëjë që ai të shkojë te Sevilla ndoshta për fundin e karrierës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK