Kosovë
Serbia rihap kufijtë për shtetasit e rajonit nga 1 qershori

Daçiq tha se kufizimet për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.
Duke folur për mediat serbe, Daçiq tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende, transmeton rel.
Ai po ashtu tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës.
Ata janë kthyer me fluturime humanitare, tha Daçiqi.
Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Mbi 10,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa kanë vdekur 220.
Javën e kaluar, Kuvendi i Serbisë ka votuar për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e cila është vendosur më 15 mars, si masë për frenimin e koronavirusit.






















