Connect with us

Kosovë

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë: “26 vjeçari nuk ka pasur asnjë dokument që është i sëmurë”

Publikuar

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në një konferencë të përbashkët me ministrin Arben Vitia ka mohuar pretendimet e një dëshmitari se 26 vjeçari që u hodh nga kati i katërt i karantinës kishte pasur dokumente që vërtetonin sëmundjen e të ndjerit. 

“Ai nuk ka pasur ndonjë dokument që mund të vërtetonte ndonjë sëmundje të tij,” – deklaroi sekretari Naim Bardiqi, përcjell Periskopi.

Po ashtu, ai tha se “nuk ka vërejtur asnjë parregullësi” në mënyrën se si është karantinuar i ndjeri duke qenë se ai nu ka ofruar dokumente që vërtetonin se nuk vuante nga sëmundje kronike.

Zv.ministri ka deklaruar se janë ndjerkur udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK