Sport
Sampdoria jep lajmin e mirë, shërohen katër futbollistët e prekur me Covid-19

Emrat nuk u zbuluan kurrë, pasi pasi u njoftua se kishin marrë virusin vdekjeprurës, klubi zgjodhi të ruajë intimitetin.
“UC Sampdoria njofton se të katër futbollistët, të cilët kishin testuar më parë pozitivë për koronavirus-COVID-19, kanë ndjekur protokollin duke bërë dy teste dhe kanë dalë negativ”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton lajmi.net.
Para se të lejohen të kthehen në stërvitje, atyre do t’i bëhen teste gjaku dhe një ekzaminim i plotë mjekësor.
Ekipet e Serisë A u lejohet të kenë stërvitje kontakti në grupe nga e hëna, me qëllim që të rifillojnë ndeshjet nga 13 qershori. /Lajmi.net/






















