Shëndetësi
Sa shpejt mund të jetë gati një vaksinë kundër koronavirusit?

Presidenti amerikan Trump ka thënë se beson se një vaksinë mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit.
Por sa ka mundësi kjo?
Kanë kaluar një muaj që kur u zhvillua testi i parë njerëzor i një vaksine në qytetin amerikan të Seattle.
Por ka ende shumë për të bërë – edhe nëse testet fillestare të sigurisë shkojnë mirë, vaksina do të duhet të kalojë në prova klinike, rregullatorët e ilaçeve duhet ta aprovojnë atë dhe duhet të zhvillohet një mënyrë për ta prodhuar atë në një shkallë të madhe.
Për vaksinat normalisht duhen vite, nëse jo dekada, për t’u zhvilluar. Shumica e ekspertëve mendojnë se një vaksinë ka të ngjarë të vihet në dispozicion nga mesi i vitit 2021, rreth 12-18 muaj pasi virusi i ri, i njohur zyrtarisht si Sars-CoV-2, fillimisht u shfaq.
Ky do të ishte një veprim i madh shkencor dhe nuk ka garanci se do të funksionojë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Katër koronaviruse tashmë qarkullojnë në qeniet njerëzore. Ato shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe ne ende nuk kemi vaksina për asnjë prej tyre.





















