Connect with us

Sport

Rummenigge: Tani e gjithë bota do ta shikojë Bundesligën

Publikuar

Kampionati gjerman, do të jetë kampionati i parë që po rikthehet këtë fundjavë pas pezullimit të detyrueshëm nga COVID-19.

Qeveria gjermane i ka dhënë leje Bundesligës për vazhdimin e sezonit, me ndeshjet e para që do të luhen ditën e shtune.

Rummenigge beson se rikthimi i Bundesligës do të rrit interesimin e tifozëve për futboll në gjithë botën, duke pritur që kampionatin gjerman ta shohin miliarda tifozë.

“Rinisja e kampionatit do të ndodh më 16 maj, siç tha qeveria. Fundjava është më e qëndrueshme me futboll sesa pa të”, ka deklaruar Rummenigge, përcjell lajmi.net.

“Bundesliga do të jetë kampionati i vetëm që do të transmetohet në televizion. Unë mendoj se miliarda tifozë do të na shohin”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK