Kosovë
Rrezikohet mbyllja e medieve shkaku i pandemisë, Instituti bën thirrje për lirim nga taksat

Instituti i Medies në Kosovë (IMK) në bashkëpunim me kompaninë “[email protected]”, kanë prezantuar hulumtimin “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”.
Fazli Veliu, kryetar i bordit të Institutit të Medieve, tha se pandemia ka preku mediet sa i përket të ardhurave.
Sipas tij, shumë medie lokale rrezikojnë të mbyllen, për çka ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë.
Mos përfshirjen e gazetarëve në Pakon Emergjente ai e ka quajtur gabim, ngase siç thotë ai gazetarët ishin më të ekspozuarit gjatë kësaj kohe.
Madje ai u ka bërë thirrje institucioneve që për mediet të lirohen nga taksat për vitin 2020.
“Kemi bërë një hulumtim se sa humbej i ka shkaktuar Covid-19 medieve. Ndikimi i pandemisë ka prekur shumë mediet, dhe kanë qenë gazetarët më të ekspozuarit. Gazetarët janë heronjtë, të cilët rrezikuan jetën gjatë pandemisë”.
“Hulumtimi flet për gjendjen e medieve gjatë pandemisë. U bëjnë thirrje Qeveria që të futen në Pakon Emergjente në kategorinë ku janë mjekët dhe Policia me nga 300 euro”.
“Qeveria nuk i përfshiu gazetaret në këtë kohë pandemie. IMK-ja u bën thirrje Qeverisë të lirojë nga taksa për vitin 2020. Mediet lokale janë në rrezik dhe të mbyllen rreth 15 medie”.
“Qeveria duhet të marrë seriozisht dhe të mbështesë ekipin e medieve që kanë raportuar. Qeveria duhet ta heqë taksën për licencë në mënyrë që të shpëtohen mediet. Tash e 3 muaj ka medie që nuk kanë marketing, sepse burimi kryesor i tyre është marketingu”.





















