Connect with us

Sport

Ronaldo të martën rikthehet në stërvitje te Juventus

Publikuar

Ylli portugez më 9 mars, me të shpërthyer koronavirusi në Itali, ishte larguar në drejtim të Madeiras, ku qëndroi për dy muaj.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, u rikthye në Itali më 5 maj, kur po punohej për vazhdimin e sezonit në Serie A.

Me rikthimin në Itali, Ronaldo duhej të vendosej për 14 ditë në karantinë, dhe të martën do të jetë i lirë për t’iu bashkuar Juventusit në stërvitje.

Gjatë ditës së hënë, portugezi do të testohet për COVID-19, ku pritet të dalë negativ.

Ronaldo këtë sezon në Serie A ka realizuar 21 gola, duke u renditur në vendin e dytë në listën e golashënuesve, me Ciro Immobilen që kryeson me 27 gola./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK