Connect with us

Sport

”Ronaldinho është më i mirë se Messi”

Publikuar

Ronaldinho shijoi një karrierë të shkurtër fantastike me Barcën, Brazilin, Milanin dhe PSG, duke fituar çmimin e Topit të Artë të vitit 2005, Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe La Liga mes trofeve të tjerë.

Messi në anën tjetër ka fituar gjashtë Topa të Art, 10 herë La Liga-n, katër medalje të Ligës së Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë, përcjell lajmi.net.

Por Cardetti, i cili kaloi një sezon duke luajtur së bashku me Ronaldinho në PSG para se braziliani të transferohej te Barça në 2003, i tha Crack Deportivo: “Si trajner, për ekipin tim do të zgjidhja Ronaldinhon në më të mirën e tij përpara Messit”.

“Kam ndarë një vit me Ronaldinho dhe ai është një lojtar tjetër, ai është prekur nga Zoti”.

“Ai gjithmonë argëtohej; me top ai gjithmonë i bënte gjërat dhe ai praktikonte shumë në mënyrë që të mund t’i bënte ato gjëra në ndeshje”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK