Sport
Roma po konsideron alternativat për Smalling

Smalling ka pasur paraqitje fenomenale me fanellën e Romës këtë edicion, duke fituar pëlqimin e drejtuesve të klubit.
Roma duan ta mbajnë lojtarin që luajti si i huazuar, por çmimi i kërkuar nga Man United po del të jetë problem i madh.
Kështu, ‘Giallorossi’ po konsiderojnë alternativat për mbrojtjen, duke pasur parasysh se nuk mund ta sigurojnë kartonin e anglezit, transmeton lajmi.net.
Roma po interesohet për emra si Jean Clair Todibo e Jan Vertonghen.
Kujtojmë se Manchester United kërkon 20 milionë euro për mbrojtësin anglez.
Në anën tjetër, Vertonghen mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi është në fundin e kontratës me Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/






















