Connect with us

Sport

Rio Ferdinand: Man Utd duhet të transferojë këta tre lojtarë

Publikuar

Për prurjet e reja të Manchester United po flasin edhe ish lojtarët e tyre.

Është Rio Ferdinand, që ka këshilluar ish skuadrën e tij për tre transferimet që duhen bërë në afatin kalimtar të verës.

“Unë e di se ka shumë spekulime në lidhje me Harry Kane, por nëse më pyesin mua, unë jam për Sanchon”, ka deklaruar Ferdinand, përcjell lajmi.net.

Ish reprezentuesi anglez vazhdon me Kolidau Koulibalyn e Napolit dhe Saul Niguezin e Atletico Madrid.

Me këta tre lojtarë, Ferdinand është i bindur se ‘Djajtë e Kuq’ do të kishin një skuadër konkurruese./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK