Connect with us

Sport

Rikuperohet Perisic, i gatshëm për ‘sprintin e fundit’ në Bundesliga

Publikuar

Kroati i Bayern Munich, Ivan Perisic, i cili këtë sezon po e kalon si i huazuar nga skuadra e Inter, duket se do të jetë gati për xhirot e fundit të Bundesliga.

Perisic vuante nga një lëndim që pritej t’ia humbte pjesën e mbetur të sezonit, por pandemia Covid-19 dhe suspendimi i sportit ia mundësuan atij një rikuperim për fazën e fundit.

‘Kicker’ raporton se kroati është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në kyçin e këmbës, transmeton lajmi.net.

Perisic do të jetë i gatshëm të udhëtojë me skuadrën e tij gjatë këtij vikendi, për ndeshjen e parë pas pandemisë.

Bayern Munich kanë një opsion për ta blerë lojtarin për 20 milionë euro në fund të sezonit. Nuk ka akoma ndonjë vendim konkret lidhur me atë se a do të shfrytëzohet ky opsion apo jo. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK