Connect with us

Lajme

Rikthehen në atdhe 60 infermierë shqiptarë që ndihmuan Italinë kundër Covid-19

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se ka përfunduar me sukses misioni i 60 infermirëve në Itali dhe janë rikthyer në atdhe shëndosh e mirë.

Kujtojmë se Shqipëria dy herë ka dërguar grupe të infermierëve në Itali si ndihmesë në luftën kundër Covid-19.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian ???? ?
Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.
#KrenarePërInfermierët
#BASHKË

NA NDIQ NË FACEBOOK