Sport
Renan Lodi kthehet në stërvitje, pas spekulimeve se ishte i infektuar me Covid-19

Skuadra e Diego Simeone rifilloi detyrat në ambientet e klubit të shtunën e kaluar, megjithëse braziliani mungonte mes spekulimeve të medieve që ai kishte testuar pozitivisht për koronavirus.
Atletico nuk bëri asnjë njoftim zyrtar, por dukej se konfirmoi ngjarjen duke postuar një fotografi të mbrojtësit të majtë në Twitter me titullin: “Renan Lodi ju përshëndet nga shtëpia. Shihemi së shpejti në fushë!”, përcjell lajmi.net.
22-vjeçari ishte asimptomatik, njoftoi Marca, por duhej të testonte negativisht përpara se të mund të rifillonte punën në ambientet e Atleti.
Sidoqoftë, raportet e medieve në Spanjë thonë se mbrojtësi që atëherë ka kthyer dy rezultate negative të testit për COVID-19, duke u shëruar
Lodi u shfaq në një video të shkurtër të postuar nga klubi në rrjetet sociale të premten. /Lajmi.net/






















