Sport
Refuzoi Realin për shkak të nervozizmit: “Ndoshta bëra një veprim jo të mirë”

Lojtari kishte refuzuar një kalim te Real Madrid, sepse ndihej i frikësuar me atë lëvizje, për të cilën gjë sot fajëson veten.
“Leo Beenhakker ishte trajneri im dhe trajneri i Real Madridit. Ai më tha se më donte Reali, por unë i thash se me siguri jeni duke bërë shaka, dhe nuk mund t’i besoja. Në mendjen time, mendoja të shkoja në Gjermani apo në Angli, sepse unë flisja gjuhën gjermane dhe angleze”, ka deklaruar ai, përcjell lajmi.net.
“Spanja ishte e frikshme për mua dhe unë isha shumë nervoz atë kohë”.
“Unë nuk mendova mira kur ishte koha për ta bërë atë hap. Ndoshta bërë një veprim të gabuar. Real Madrid ishte vërtetë serioz. Unë i kisha artikujt e gazetave, i mbaja ato sepse nuk mund të besoja se mund të shkoja te Madrid”.
Në karrierën e tij, Konterman ka luajtur për Zwolle, Cambuur, Willem II, Feyenoord, Rangers, Vitesse./Lajmi.net/






















