Connect with us

Kosovë

Reagon kryetari i OVL-UÇK-së: Askush nuk mundet ta njëllosë emrin e kryetrimit, Adem Jashari

Publikuar

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet Qani Rexhepi duke duke folur fjalë të pa hijshme për komandantin legjendar, Adem Jashari.

Gucati thotë se askush nuk mundet ta njëllosë emrin e heroit Adem Jashari.

Tutje, thekson se OVL-UÇK nuk i ka ndarë mirënjohje asnjëherë Qani Rexhepit.

Reagimi i plotë:

Sqarim

Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlimitare asnjëherë nuk i ka ndarë asnjë mirënjohje dhe asnjë dokoratë Qani Rexhepit, mirënjohje ka marrë Avdil Rexhepit për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë, në videon që ka qarkulluar sot nëpër media të cilën e ka publikuar gazetari maqedon prorus Zoran Bozhinovski ku shihen 4 persona ku njëri në mesin e tyre përdor gjuhë ofenduese dhe fyese ndaj Komandantin Legjendar Adem Jashari, në atë veturë nuk gjendet Avdil Rexhepi. OVL e UÇK-së i bënë thirrje të gjithë atyre që mundohën të njëllosin punën e Organizatës së Veteranëve të Luftës të ndalin këto gënjeshtra ndaj saj dhe të gjithë ata të cilët po hedhin akuza do t’i padisim për shpifje dhe për manipulimet që po i bëjnë ndaj OVL-së të UÇK-së. Cilido njeri që përdor gjuhë denigruese ndaj Komandatin legjendar Adem Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish ushtarëve OVL e UÇK-së e dënon gjuhën paskrupullt ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Askush nuk mundet ta njëllosë emrin e kryetrimit, heroit, arkitektit dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit.

H.G

NA NDIQ NË FACEBOOK