Kosovë
Punëtorët e minierës në Siberi preken nga virusi, dërgohet ushtria

Të paktën 866 punëtorë të një miniere ari në Siberi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19. Bëhet fjalë për një zinxhir infektimesh në minierën e dytë më të madhe të Rusisë, që mund të kërcënojë eksportet e minerareve nga vendi.
Për të menaxhuar situatën, që është përkeqësuar në dy javët e fundit, në rajonin Krasnojarsk Krai është dërguar ushtria ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Ministria ruse e Mbrojtjes dërgoi ekspertët e saj për të luftuar përhapjen e coronavirusit edhe në fshatin Eruda, në lindje të Siberisë, ku ndodhet një tjetër minierë ari, më e madhja në vend.






















