Connect with us

Shëndetësi

Psikologia kosovare flet për gjendjen emocionale të njerëzve gjatë izolimit (VIDEO)

Publikuar

Psikologia Antigona Qenaj-Sejdiu, ka folur për gjendjen e personave që mund ta përjetojnë personat me rastin e izolimit.

Ajo në rubrikën Sytë 7 në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova tha se përjetimet e traumës nga pandemia janë pothuajse të njëjta me ato të luftës.

“Të gjithë ne e kemi përjetuar izolimit në këtë kohë të pandemisë. Të jesh i izoluar është të të merret e drejta e lëvizjes, kontakte me persona që i duam për shkak se duhet të kemi kujdes nga pandemia. Kjo marrja e lirisë nuk është e lehtë për neve sepse ne jemi mësuar të kemi një jetë aktive, sociale dhe të karrierës dhe tani duhet të përshtatemi në kushte të shtëpisë dhe të mësohemi të jetojmë brenda këtyre kushteve. Kjo është ballafaqim me një situatë traumatike ashtu si jemi ballafaquar në luftë, sepse po na rrezikohet jeta dhe mirëqenia sepse ne nuk dijmë se a do të mbijetojmë”.

Qenaj-Sejdiu theksoi se janë tri situata traumatike që na paraqiten me rastin e izolimit gjatë pandemisë.

“Reagimi tek situata traumatike janë tri: lufto, ik dhe persona që pësojnë shtangim emocional. Ata që luftojnë gjejnë mënyra se si të ballafaqohen. Si të jenë kreative dhe të përshtatemi në kushte të jetesës. Ata që ikin gjejnë mënyra se si të thonë se si të kapën për teori konspirative dhe thonë që virusi nuk ekziston, se virusi është shpikur nga laboratori”.

“Ata që kanë shtangim emocional janë të hutuar, janë konfuz dhe nuk e kuptojnë se çka po ndodhë. Varësisht prej këtyre ne mund të përjetojmë ankth, stres, dhe atak të panikut dhe simptomat e depresionit”.

“Kur njërën nga këto reagime ne i kemi përzgjedhë ankthi shfaqet tek personat që kanë frikë prej sëmundjes ose se dikush prej anëtarëve të familjes ose nuk mundet të ambientohet nga izolimi, nuk munden me qenë të relaksuar, nuk mund të marrin frymë lirshëm, rrahje të shpeshta të zemrës mendojnë se po vdesin. Kjo krejt për shkak të izolimit dhe distancës sociale. Ata ta pranojnë realitetin”.

Sytë 7 : Antigona Qenaj Sejdiu, psikologe klinike

Sytë 7 : Antigona Qenaj Sejdiu, psikologe klinike

Publiée par Ora Shtate nê Klan Kosova sur Jeudi 7 mai 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK