Kosovë
Presion politik edhe ndaj RTK’së: Këshilltari i Kurtit kërkon transformimin e televizionit publik

Luan Dalipi, këshilltari i Kryeministrit në largim, Albin Kurtit, ka kërkuar transformimin e radiotelevizionit publik të Kosovës, duke bërë kështu presion politik nga një pozitë në Qeverinë e vendit.
Përmes një shkrimi ën rrjetin social Facebook, ai ka kritikuar një serial argëtues që shfaqet në RTK, duke thënë se e pëngojnë këto.
Tutje, ai ka kërkuar që deputetët e ardhshëm duhet ta transfermojnë këtë medium.
Shkrimi i plotë i Dalipit:
Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium.


















