Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi reagon për vdekjen e 26-vjeçarit në konvikte – kërkon përgjegjësi nga institucionet

Publikuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar për vdekjen e 26-vjeçarit i cili humbi jetën duke u hedhur nga kati i pestë i konviktetve ku po qëndronet si i karantinuar.

Thaçi ka thënë se vdekja e të riut nga Gjilani nuk duhet të mbetet enigmatike.

Presidentit po ashtu ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet të cilat kanë përcjellë gjendjen e tij dhe kanë vendosur t’i nënshtrohet karantinimit të detyrushëm.

“Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.

I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie.

Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor. HTH

 

NA NDIQ NË FACEBOOK