Connect with us

Sport

Premierliga vazhdon me probleme, lojtarët nuk dëshirojnë të kthehen javën e ardhshme

Publikuar

Sportsmail kupton që lojtarët tashmë janë shprehur privatisht për menaxherët e tyre që ata kanë rezerva të mëdha për t’u rikthyer në punë javën e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Një numër i klubeve të mëdha angleze do të mbajnë video konferencë gjatë 48 orëve të ardhshme, me qëllim informimin e lojtarëve për protokollet e shëndetit dhe sigurisë.

Takimet gjithashtu do t’u japin lojtarëve një mundësi për të transmetuar shqetësimet e tyre për të luajtur përpara një rikthimi në stërvitje në grupe të vogla të hënën, 18 maj.

Dhe një numër i lojtarëve në të gjithë ligën kanë ndërmend të përdorin takimet e sotme për të informuar klubet e tyre se ata nuk do të kthehen ndërsa kërcënimi i koronavirusit mbetet i përhapur.

Një numër në rritje i lojtarëve kanë shprehur publikisht shqetësime të mëdha për kthimin, midis tyre Sergio Aguero, Manuel Lanzini dhe Danny Rose. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK