Connect with us

Sport

Portieri i skuadrës së Premierligës: Jam infektuar me COVID-19

Publikuar

Javën e kaluar, Bournemouth kreu testimet e para për COVID-19, ku të gjithë lojtarët ishin negativ.

Por tre ditë më vonë (e diel), skuadra e Premierligës bëri të ditur se një lojtar i tyre ka dalë pozitiv në raundin e dytë të testimeve, pa treguar identitetin e tij.

Është portier Ramsdale që ka bërë një gjë të tillë, duke konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin e dytë.

Portieri është dërguar menjëherë në izolim, ndërsa skuadra e Bournemouth do të vazhdojë stërvitjet me masa speciale./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK