Kosovë
Portali Arbresh: Vjosa Osmani në Vetëvendosje, më lart në hierarki se Glauk Konjufca

Burime të portalit Arbresh nga Kuvendi i Kosovës kanë dhënë një lajm mjaft interesant në lidhje me të ardhmen politike të kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu.
Sipas këtyre burimeve, Osmani Sadriu do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje si e dyta në këtë parti pas kryetarit suprem Albin Kurtit.
“U kry kjo pune, veç dita e ditës mbetet me u bo publike edhe për opinionin”, deklaroi ky burim.
Më tej, burimi në fjalë shton se data e mundshme për publikimin e këtij informacioni mund të jetë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi.
Osmani edhe në intervistën e mbrëmshme ishte mjaft e ashpër ndaj partisë së saj aktuale, LDK-së.
Znj.Osmani ishte kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës por doli vetëm e dyta.






















