Connect with us

Kosovë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi nga Peja

Publikuar

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin nga Peja, Valdet Kasapin.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar urdherësën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me qëllim të arrestimit të tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK