Kosovë
‘Policia ka më shumë rol edukativ’ – Arsyetimi i deputetes së VV-së për provat e militantëve të partisë sot në shesh

Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mullhaxa-Kollcaku, ka arsyetuar mbledhjen e qindra njerëzve sot në shesh, për të bërë një provë – proteste pro Vetëvendosjes.
“Nëse e shikoni pamjen megjithatë kemi pasë pamje të tilla ku ka ndodhë dicka e ngjashme në shtete demokratike. Cfarë u themi atyre automjeteve, dalja e njerëzve pafundësisht, policia më shumë e ka pasë rolin edukativ pra nuk ka pasë qasjë repressive. Pra mendoj se jemi në një pikë vendimtare, ku a do të shkojmë drejt lirimit të masave apo drejt shtrëngimit sepse kemi raste të reja që janë kryesisht raste të kontakteve”, ka thënë ajo në debatin dpt te Fidani./Periskopi/



















