Lajme
Policia e dhunshme edhe ndaj mediave, arrestuan gazetarin Ariglon Pali (VIDEO)

Policia e Shtetit ka qenë e dhunshme gjatë aksionit për shembjen e Tetarit. Një sjellje të turpshme kanë pasur ndaj të gjitha mediave, ndërsa kanë arrestuar edhe gazetarin e TCH-së, Ariglon Pali.
Ja videoja që ka publikuar gazetari, Pali.
Ne lidhje me shoqerimin tim.Rreth ores 04 e pak (momenti) kur erdhi policia tek teatri kombetar isha aty. I gjithe sheshi ishte "zi" nga policet, ne moment nxjerr bexhin e gazetarit dhe e mbaj ne dore dhe e thoja edhe me fjale JAM GAZETAR, JAM MEDIA. Dy police me shtyjne nderkohe me kerkoje te largohem shtyjne edhe koleget e mi dhe sapo dal tek pedonalja tek ministria 4 efektive me shpejtesi me fusin ne makine (gjate kesaj kohe vazhdoja qe te thoja se jam gazetar, jam media) ashtu sic mund te degjohet edhe ne video, nuk ka pasur asnje lloje kundershtimi asnje lloj reagimi nga ana ime. Madje u thash qe mund tu jap telefonin per te fshire edhe videot. Nje nga gangster e policise thote vini prangat, vini prangat Qenit, a thua se une isha kriminel shoqerohem me shpejtesi drejt komisarjatit tek 21 dhjetori. Ne nje moment nje nga policet qe degjohet edhe ne video thote :Ju q*fsh ro*t se me late pa gjume. Gjithashtu me eshte komunikuar se do te denohem me gjobe per thyerjen e karantines dmth gjobe 100 mije lekeshe, gje qe eshte komplet ne shkelje ashtu sic ka qene cdo gje ne kete mengjes.
Gepostet von Ariglon Pali am Sonntag, 17. Mai 2020



















