Connect with us

Shëndetësi

Po sikur vaksina anti-Covid-19 të mos prodhohet kurrë? CNN parashikon skenarin më të keq

Publikuar

Ndërsa situata me pandeminë koronavirus po shkon drejt normalizimit, e gjithë bota shpreson se shpikja e vaksinës mund të na qetësojë përfundimisht.

Por ekziston një mundësi tjetër, më e keqja: që vaksina të mos prodhohet kurrë.

Në një skenar imagjinar të medias së famshme amerikane CNN, shoqëritë do të mësoheshin të jetojnë me virusin, testimi dhe gjurmimi do të vijonte ditë për ditë por ndërkohë do vijonin dhe shifrat e viktimave dhe infektimeve.

Shtetet që e përballuan mirë mund të bazohen vetëm tek këto, por të tjerat do të vendosnin izolimin dhe karantinimin në çdo moment të jetës kur të shihnin se po goditeshin keq nga COVID-19.

Është një sfidë që rrallë mund tu shkojë nëpër mend ta flasin politikanëve që ta flasin publikisht, pasi ata thonë me optimizëm se një ditë vaksina do të dalë.

Por mundësia më e keqe e mundshme merret shumë seriozisht nga shumë ekspertë – sepse kjo ka ndodhur më parë. Disa herë.

“Ka disa viruse për të cilët ne ende nuk kemi vaksina kundër”, thotë për CNN doktor David Nabarro, një profesor i shëndetit global në Imperial College London, i cili gjithashtu shërben si një i dërguar i veçantë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Covid-19.

Ne nuk mund të bëjmë një supozim absolut se një vaksinë do të shfaqet ose edhe nëse shfaqet, nëse do t’i kalojë të gjitha testet e efikasitetit dhe sigurisë.

Shumica e ekspertëve mbeten të sigurt se një vaksinë Covid-19 do të zhvillohet përfundimisht; pjesërisht sepse, ndryshe nga sëmundjet e mëparshme si HIV dhe malarja, koronavirusi nuk pëson ndryshime me shpejtësi, shkruan CNN.

Shumë ekspertë, përfshirë drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, sugjerojnë se vaksina mund të prodhohet brenda një viti deri në 18 muaj. Zëra të tjerë, si zyrtari i lartë i Mjekësisë në Angli, Chris Whitty, thonë se një vit mund të jetë shumë shpejt.

Por edhe nëse zhvillohet një vaksinë, sjellja e saj në realizim në ndonjë prej këtyre afateve kohore do të ishte një veprim i arritur kurrë më parë.

Asnjëherë nuk kemi përshpejtuar një vaksinë në një vit deri në 18 muaj,” i thotë CNN Dr. Peter Hotez, dekani i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Baylor College of Medicine në Houston. “Nuk do të thotë se është e pamundur, por do të jetë një arritje heroike”, përfundon Hotez.

Kur vaksinat nuk funksionojnë

Në 1984, Sekretarja e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore e SHBA Margaret Heckler njoftoi në një konferencë për shtyp në Uashington, DC, se shkencëtarët kishin identifikuar me sukses virusin që më vonë u bë i njohur si HIV – dhe parashikoi që një vaksinë parandaluese do të ishte e gatshme për testim në dy vjet.

Demonstratë në kuadër të virusit AIDS, Washington DC në 1994

Gati katër dekada dhe 32 milion vdekje u shënuan më vonë, bota është ende në pritje të një vaksine HIV.

Në vend të një përparimi, pretendimi i Heckler u pasua me humbjen e një brezi burrash homoseksualë dhe tronditjen e dhimbshme të komunitetit të tyre në vendet perëndimore. Për shumë vite, një diagnozë pozitive nuk ishte vetëm një dënim me vdekje; siguroi që një person do t’i kalonte muajt e fundit të braktisur nga komunitetet e tyre.

Shqipëri30 minutes ago

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Lajme1 hour ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri3 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme4 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri5 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë6 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni7 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme7 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK